Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se pas mostrave të marra në Komunën e Kamenicës kanë rezultuar pozitiv edhe katër persona.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më shumë dhe t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve kompetente që ta ruajnë vetën dhe të tjerët.
“Tre (3) të shëruar plotësisht dhe katër (4) raste të reja me COVID-19. Nga 11 mostra të marra, katër prej tyre rezultuan pozitiv, përfshirë këtu një pjesëtar të stafit shëndetësor. Deri më tani kemi të identifikuara 64 raste me COVID19, prej tyre 45 të shëruar plotësisht dhe 19 raste aktive të mbetura. Vendos maskë, pastro duart, mbaj distancë”, ka thënë Kastrati.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës deri më sot ka arritur në 64, prej tyre 45 të shëruar dhe 19 raste janë aktive.
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh.