Gjilani me 127 raste aktive me COVID-19

Gjilani me 127 raste aktive me COVID-19

“Sot, patëm takimin e radhës të ekipit të Qendrës Operative Emergjente lidhur me situatën e fundit të krijuar. Nga rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, në nivel vendi rezultuan 203 raste me COVID19. Ndërsa, nga Komuna e Gjilanit, rezultuan pozitiv 28 raste. Nga këto raste, janë 18 meshkuj dhe 10 femra. Shumica prej tyre janë raste kontakti”, ka bërë të ditur Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ismajli u ka bërë thirrje të gjithë të prekurve dhe anëtarëve të familjes së ngushtë, për vetë-izolim 14 ditorë dhe respektim maksimal të këshillave të dhëna,

Ai shtoi se gjendja aktuale me COVID19 në Gjilan është si në vijim: Gjithsej të rezultuar pozitiv deri më sot janë 285 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 154 raste, të vdekur kemi 4 raste, ndërsa, aktive kemi 127.

“Apelojmë tek qytetarët dhe bizneset, që të jenë vigjilent karshi situatës, duke e shtuar vetëdijen qytetare ndaj përkujdesjes më të madhe të masave të parashtruara kundër COVID19. Bëni kujdes për vetën dhe familjen tuaj. Duhet të jemi bashkë në mënyrë që ta evitojmë sa më shpejtë këtë situatë me të cilën po ballafaqohemi”, ka thënë nënkryetari Ismajli. /2LONLINE.com/

KOMENTE