Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pas rritjes së rasteve me COVID-19 në këtë komunë, ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më shumë.
” Nga rezultatet e IKShP-së edhe katër (4) persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj virusit COVID- 19. Në total kemi 60 raste të identifikuara me këtë sëmundje, kurse aktualisht edhe 18 raste aktive. Rritja e numrit të rasteve dhe shpejtësia e shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, është tregues se duhet të jemi më të kujdesshëm në respektimin e udhëzimeve sepse numri i të prekurve është më i madh se i të identifikuarve. Vendos maskë, pastro duart, mbaj distancën” , ka thënë Kastrati.
Pra, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës deri më sot ka arritur në 60, 42 të shëruar dhe 18 raste janë aktive.
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh.