DYLON

Katër raste të reja me COVID-19 në Viti, kërkohet maturi

Katër raste të reja me COVID-19 në Viti, kërkohet maturi
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Vitisë mbrëmë janë diagnostifikuar katër raste të reja me Covid-19. Aktualisht gjendja është nën kontroll, por rreziku është i përhershëm, për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në nivel vendi.

Kryetari Sokol Haliti në takimin e sotshëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka kërkuar maturi gjatë zbatimit të masave të reja.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të qarkullojnë për të kryer obligimet e tyre ditore, sikur që duhet të punojnë edhe bizneset, por sipas tij, masat duhet të respektohet në përpikmëri, sidomos nga pjesa e bizneseve të gastronomisë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për masa më të ashpra.

EkoHigjiena

Ndryshe në takim u tha që të vazhdohet me masat tjera si dezinfektim dhe klorifilim si dhe me shpërndarjen e pakove ushqimore emergjente nga Komuna e Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.