Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në njoftmin e fundit kishte bërë me dije se nga mostrat e marra në Komunën e Kamenicës tre persona kanë rezultuar pozitiv.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar.
“Nga rezultatet e IKShP-së, tre (3) persona të tjerë rezultuan pozitiv ndaj COVID-19, përfshirë këtu një pjestar të stafit shëndetësor. Luftën ndaj virusit nuk e mposhtim dot pa ju, prandaj shtoni kujdesin. Vendos masken, mbaj distancen, dezinfekto duart”, ka thënë Kastrati.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Komunën e Kamenicës deri më sot ka arritur në 56, 42 të shëruar dhe 14 raste janë aktive.
Mbroje vetën dhe familjen duke mbajtur distancë, vendosur maskë dhe pastruar duart shpesh. /2LONLINE.com/