DYLON

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Masat e ajrit me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe të qetë.

Vranësirat kalimtare pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

EkoHigjiena

Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, që nënkupton se nga ora 09:00-17;00 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë në favorin e bujkut, meqë prezenca e gjatë e insolacionit pas reshjeve të fundit, do të ndikoj pozitivisht në të gjithë florën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.