Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, Arianit Ibrahimi, bashkë me Zyrtarin për Rini, Meriton Ramabaja dhe Zyrtaren për Teatër, Natyra Kallaba pritën sot në takim Zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazrekun.
Drejtori i DKRS-së ua sqaroi atyre sfidat me të cilat ballafaqohet drejtoria që ai e drejton e njëkohësisht u kërkua që te ketë vemendje më të madhe për komunën e Kamenicës.
Ndërkaq, zëvendësministri i MKRS-së Rexhep Mazreku tha se do t’i shikojnë mundësitë që ka kjo ministri dhe se janë të hapur për bashkëpunime.
Zv. Ministri Mazreku, drejtori Ibrahimi dhe dy zyratarët e DKRS-së vizituan stadiumin e qytetit dhe palestrën sportive.