DYLON

Limaj dhe Shala përurojnë fillimin e ndërtimit të zonës ekonomike në Suharekë

Limaj dhe Shala përurojnë fillimin e ndërtimit të zonës ekonomike në Suharekë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë përurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e infrastrukturës fizike të zonës ekonomike në Shirokë të Suharekës, siguroi të gjitha bizneset se do të punojë shumë në krijimin e kushteve që ta kenë sa më te lehtë të bërit biznes.

Shala theksoi se investimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë prej 2.4 milionë euro në zonën ekonomike të Suharekës, bën kompletimin e infrastrukturës fizike dhe funksionalizimin e tërësishëm të saj.

“Është nder dhe kënaqësi që si ministër i Tregtisë dhe Industrisë të marr pjesë në fillimin e punimeve për përfundimin komplet të infrastrukturës së parkut të biznesit në Suharekë. Ky është investim i MTI-së, që kap vlerën 2.4 milionë euro dhe me këtë do të përmbyllët e gjithë infrastruktura fizike e parkut të biznesit në Suharekë. Ashtu siç e tha edhe zëvendëskryeministri Limaj, unë sot përmes jush dua t’i siguroj të gjitha bizneset për përkushtimin tim dhe të MTI-së, që bizneseve do t’iu ofrojmë kushte që ta kenë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë ministri Shala.

EkoHigjiena

Ndërsa zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, theksoi se Qeveria e Kosovës ka mbajtur premtimin për parkun e biznesit, dhe sipas tij, po përmbyllet një projekt që është promotor i zhvillimit ekonomik të Suharekës, por edhe regjionit të Prizrenit.

“Qeveria e Kosovës ka mbajtur premtimin për parkun, dhe zyrtarisht do të përfundojë një herë e mirë, dhe t’i krijojë qasje në autostradë. Ndihem krenar që sot kemi ardhë me përmbyllë një projekt të madh që është promotor i zhvillimit jo vetëm Suharekës, por edhe gjithë regjionit të Prizrenit,” theksoi Limaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.