Komuna e Kamenicës, sot ka pranuar një donacion nga Kosovatex Sh.P.K, donacion në të cilin përfshihen rreth 100 bombola dhe disa helmeta.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka shprehur mirënjohje të thellë për secilin që po shpreh gatishmërinë për të ndihmuar komunë tonë në forma të ndryshme.
“Sot pranuam një donacion nga Kosovatex Sh.P.K, të cilët na dhuruan rreth 100 bombola dhe disa helmeta. I jam falënderues për këtë bashkëpunim, si dhe mirënjohës ndaj Luan Kastratit i cili mundësoi që ky donacion të arrij në Kamenicë”, u shpreh mes tjerash Kastrati. /2LONLINE.com/