Pas punimeve në terren, kryetari Kastrati viziton fshatin Koretin

Pas punimeve në terren, kryetari Kastrati viziton fshatin Koretin

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me ekipet komunale kanë vizituar fshatin Koretin, për të parë nga afër se si është gjendja në terren pas vërshimeve dhe punëve të realizuara nga ekipet komunale dhe kompanitë private.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se në fshatin Koretin të gjitha rrugët janë të kalueshme.

“Në Koretin tashmë të gjitha rrugët janë të kalueshme. Çmoj lartë gatishmërinë e kompanive për mbështetje gjatë këtyre ditëve mjaft sfiduese për të gjithë. Ekipet tjera vazhdojnë të jenë në terren”, tha Kastrati.

Gjithashtu, dhe Koordinatori i Shtabit Emergjent, Hysen Jerliu, u shpreh i lumtur që puna dhe angazhimi i vazhdueshëm i secilit prej atyre që po punojnë vazhdimisht, ka rezultuar më këtë punë të shkëlqyer në terren.

Ndërsa, afati për paraqitjen e dëmeve nga vërshimet është mbyllur sot. /2LONLINE.com/

KOMENTE