Komuna e Kamenicës njofton qytetarët e fshatrave Kolloleq, Boscë, Moqar dhe Topanicë, të cilët nuk janë të pajisur me kontejnerë të mbeturinave, se duke filluar nga data 11 mars 2021 mund të furnizohen me kontejnerë te kompania “Ecohigjiena” në Kamenicë.
Këta kontejner janë të siguruar nga Komuna e Kamenicës dhe shpërndarja e tyre bëhet gratis për të gjithë qytetarët.
Gjithashtu, ju njoftojmë se nga data 01 prill 2021 të gjithë banorëve të këtyre fshatrave do të faturohen nga kompania “Ecohigjiena” me çmim prej pesë euro për ekonomi familjare sipas Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.
Për familjet me asistencë sociale, shërbimi ofrohet falas, por që të njëjtit duhet ta sjellin dëshminë përkatëse tek kompania “Ecohigjiena”. /2LONLINE.com/