DYLON

Kamenica nënshkruan kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës

Kamenica nënshkruan kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Majlinda Krasniqi, si dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, kanë nënshkruar kontratë me qytetarin Reshat Aliti për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që të gjitha premtimet po realizohen një nga një dhe po krijohen vende të reja pune.

EkoHigjiena

“Të gjitha premtimet po i realizojmë një nga një. Njëjtë po ndodhë edhe me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale që po gjenerojnë vende të reja të punës, dhe po e kthejnë Kamenicën në atraksion. Reshat Aliti, është qytetari i cili do të zhvilloj një biznes bujqësor në Kamenicë dhe do të ndërtojë një restaurant të vogël me ushqime tradicionale. Ju shkoftë mbarë”, tha Kastrati.

Të dy drejtorët u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin dhe marrëveshjen e arritur, në mënyrë që qytetarët të kenë më të lehtë zhvillimin e bizneseve të tyre.

Gjithashtu edhe Reshat Aliti duke falënderuar komunën për mundësinë e dhënë, tha se është i lumtur që plani i tij i biznesit do të realizohet.

Në këtë pronë të dhënë në shfrytëzim është planifikuar zhvillimi i një biznesi bujqësor, ndërtimi i një ferme për lopë qumështore dhe ndërtimi i një Mini Restoranti për ushqime tradicionale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.