Sipas raportit të ditës së sotme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, 11 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas Komunës së Kamenicës 12 persona të tjerë janë shëruar.
Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë të kësaj komune kanë humbur betejën me COVID-19.
Bilanci me COVID-19 në Komunën e Kamenicës:
– 347 raste të identifikuara,
– 229 të shëruar plotësisht,
– 96 raste aktive,
– 22 të vdekur.