DYLON

Kamenica nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OEK, përfitojnë 25 familje

Kamenica nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OEK, përfitojnë 25 familje
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës përkatësisht drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OEK (Sinergjia dhe SIT-Qendra për Hulumtime, Shërbime Sociale dhe Hulumtime).

Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të përfitojnë 25 familje në gjendje ekonomike të rënduar në komunën e Kamenicës, pakot do të përmbajnë produkte ushqimore dhe higjienike.

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që po vazhdojnë të ndihmojnë komunën tonë.

EkoHigjiena

“Ky memorandum bashkëpunimi do t’i ndihmoj familjeve në nevojë sadopak. I jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe jemi të gatshëm edhe për bashkëpunime të tjera të kësaj natyre. Prioritet i yni vazhdon të mbetet mirëqenia e qytetarëve tanë”, u shpreh mes tjerash Zajmi-Krasniqi./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.