Shtabi Komunal Emergjent i Komunës së Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u diskutua lidhur me situatën dhe gjendjen aktuale si dhe masat e ndërmarra nga niveli qendror në raport me këtë komunë sa i përket çështjes së pandemisë.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se duke e marrë parasysh shpërndarjen e shpejtë të këtij virusi të gjithë duhet të kemi më shumë kujdes.
Në mbledhjen e shtabit emergjent komunal ku u diskutua rreth situatës me pandeminë COVID-19.
• Nga data 20 nëntor, Kamenica në Zonë të Kuqe.
• Koordinim mes të gjithë akterëve.
• Bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë e sigurisë.
• Mbulueshmëri në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.
• Ekipa mobile e QKMF-së vazhdimisht në terren;
• Kontakte të vazhdueshme me personat e infektuar.
• Inspektorati vazhdimisht në terren për monitorim;
• Kryqi i Kuq e Zjarrfikësit në gatishmëri të plotë;
• 115 raste aktive me COVID-19 dhe 25 të vdekur. /2LONLINE.com/