DYLON

Kastrati pret në vizitë ish kongresmenin amerikan Jerry Weller

Kastrati pret në vizitë ish kongresmenin amerikan Jerry Weller
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati bashkë me anëtarë nga kabineti qeverisës, ishin nikoqirë të ish Kongresmenit Amerikan Jerry Weller.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me investitorët gjerman dhe shqiptarë, si dhe diskutime lidhur me hapat që do ndërmerren lidhur me projektin KIKA HILLS.

I pari i komunës, tha se është tejet i lumtur që për potencialin e Kamenicës po interesohen edhe nivele të ish kongresmenit Weller.

EkoHigjiena

“Isha nikoqir i z.Weller e investitorëve gjerman dhe shqiptarë, ku diskutuam për projektin më të madh turistik “KIKA HILLS”, që pritet të investohet në Kamenicë, konkretisht në malet e mrekullueshme të Kikës, si njëra nga zonat më me potencial për zhvillimin e turizmit”, tha ai.

Sipas tij, mbështetja komunale është e plotë në të gjitha proceset, në mënyrë që ky investim të gjenerojë vende të reja të punës e të tërheqë vëmendjen në nivelin nacional.

Ndërkaq, ish kongresmeni Weller, tha se është i lumtur që arriti ta vizitojë Kamenicën dhe të shoh nga afër bukurinë dhe potencialin e vendit ku pritet investimi.

Ai bashkë me bashkëpunëtorët tjerë, falënderuan kryetarin Kastrati për bashkëpunimin dhe gatishmërinë në jetësimin e këtij projekti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.