“Në mbledhjen e sotme të Shtabit Emergjent Komunal diskutuam për gjendjen me COVID19 në komunën tonë dhe rastet e fundit të identifikuara pozitiv me këtë sëmundje. Nga IKShP jemi njoftuar se kemi edhe një rast tjetër me sëmundjen SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive ka arrit në 11”, ka thënë kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ai shtoi se duke marrë parasysh shpërndarjen e shpejtë të këtij virusi, duhet ta kemi të qartë që numri i të infektuarve është më i madh sesa që janë të konfirmuar pas testimeve.
“Kujdesuni për veten dhe ndiqni të gjitha udhëzimet. Mos merrni shërbime në qoftëse nuk janë të pajisur me maska e njëkohësisht as mos kryeni shërbime pa të. Mbajeni distancën dhe pastroni duart vazhdimisht, ka thënë kryetari Kastrati. /2LONLINE.com/