Në kuadër të projektit ‘’Së bashku kundër abuzimit të fëmijës’’ që është duke u implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Qendra për Studime të Avancuara (FIT), dhe në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, kanë filluar përgatitjet për të shënuar 9 shkurtin “Ditën e Internetit të Sigurtë”, ditë kjo shumë e rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e mundshme e abuzimit në internet.
Koordinatori i projektit nga KEC për komunën e Kamenicës, së bashku me Ekipin Komunal, në një tryezë diskutimi në sallën e Kuvendit Komunal, takuan psikologët dhe pedagogët e shkollave të mesme të ulëta për të diskutuar rreth angazhimit të përbashkët për organizimin e aktiviteteve të cilat kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e përdorimit të internetit të sigurt.
Aktivitetet në shkolla (ligjërata, punëtori, diskutime me nxënës) do të zhvillohen nga data 1 deri më 8 shkurt, ndërsa me datën 9 Shkurt 2021 do të bëhet përmbyllja e aktiviteteve përmes një paraqitje mediale nga ana e organizatorëve./2LONLINE.com/