Shqetësuese rastet e bankënotave të dyshimta si të falsifikuara, policia kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëmfotoilustrim

Shqetësuese rastet e bankënotave të dyshimta si të falsifikuara, policia kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëm

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Rajonin e Gjilanit ka pasur disa raste të raportuara për para të falsifikuara. Në polici thonë se javën që e lamë pas kemi pas katër raste të raportuara për “para të falsifikuara” dhe se fatkeqësisht edhe këtë javë kemi edhe dy raste tjera të raportuara, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në fillim të janarit falë bashkëpunimit me qytetarë, Policia e Kosovë ka arrit ta arrestojë një të dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe gjatë bastisjes së veturës së të dyshimtit i janë gjetur 800 euro, të dyshimta si të falsifikuar, ndaj të dyshimtit është caktua masa e ndalimit nga ana e prokurorit të shtetit.

“Policia e Kosovës apelon qytetaret që gjatë këmbimit të bankënotave veçanërisht 50 dhe 100 euro, të jenë të kujdesshëm se mundë të jenë pre e mashtruesve. Policia e Kosovës apelon qytetarët që të shfrytëzojnë aplikacionin “Lajmëro Policinë”, numrin 192, dhe mënyra tjera legale për me kontaktuar policinë në mënyrë që të parandalojmë duke u pamundësuar këtyre personave keqbërës që të dëmtojnë qytetaret tanë”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

Përndryshe ja raporti policor për dy rastet e fundit. /2LONLINE.com/

FALSIFIKIM I PARASË

• Fsh. Kmetovc, Gjilan 27.01.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një marketi ka raportuar për një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Bresal, Gjilan 27.01.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një marketi ka raportuar për një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.

KOMENTE