Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë pjesë sot në takimin përmbyllës të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për publikimin e raportit të transparencës në komuna.
Sipas Kryetarit Qëndron Kastrati, Kamenica është komuna e shtatë më transparente në kuadër të komunave të zgjedhura për trasparometër sipas matjeve të bëra nga KDI.
Kryetari Kastrati tha se është duke punuar vazhdimisht që të plotësohen dhe përditësohen të gjitha të dhënat.
“Jemi duke punuar vazhdimisht që të plotësohen e përditësohen të gjitha të dhënat dhe ju siguroj që puna e kësaj qeverisje do të jetë transparente në raport me qytetarët”, tha Kreu i Komunës.
Ai poashtu u shpreh se do të jetë i siguruar që të përmisojë pikat ku nuk janë arritur rezultate të mira.