IADK në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me komunat e përfshira në projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, do të investojë në trajnime bujqësore për 60 të rinj, tё cilёt do tё pёrcjellin pesë ditё trajnime nё tema pёr përgatitjen e planit të biznesit, menaxhimin e fermave dhe teknikave të prodhimit.
Pёr vitin 2020 aktiviteti pёr trajnime bujqёsore dhe mbёshtetje me grante pёr tё rinjtё, do tё zbatohet edhe në Kamenicё.
Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё pёrkrahja e të rinjve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё.
Pas pёrfundimit tё trajnimeve, kёta tё rinjё do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё gjenerimin e tё hyrave dhe vetpunësim. Gjithësej, 50 tё rinjё do tё pёrkrahen me grante nё vlerё nga tre mijë euro duke bashkёfinancuar me 10% tё vlerёs totale tё investimeve.
Përparësi do t’u jipet ideve inovative që çojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi në mesin e të rinjve, mbrojtjen e mjedisit si dhe gjenerimin e tё hyrave.
Andaj, ftohen të rinjtë qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve bujqësore, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemёn e granteve tё lartëcekura.
Për kritere dhe informacione tjera K Ë T U