Komuna e Kamenicës bëhet Komuna e parë në Kosovë me Qendër Mësimore me bazë në shkollë.
Inagurimi i kësaj qendre u bë nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Drejtoresha e DKA-së Mirhane Morina-Bislimi, si dhe njohësi i Qendrave mësimore Samir Shahini.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati u shpreh i lumtur që hapja e kësaj qendre do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit në Kamenicë.
“Objektivat tona që kanë për synim cilësinë në arsim, po fillojnë të marrin format e duhura. Vetëm me punë e përkushtim pa ndalë!Falënderoj njohësin e Qendrave Mësimore në Kosovë Samir Shahinin, drejtoreshën Morina dhe taskforcën e DKA-së për angazhimin në jetësimin e këtij projekti”, shtoi Kastrati.
Ndërsa hapjen e kësaj qendre e ka mirëpritur edhe Drejtoresha e DKA-së, Mirhane Morina-Bislimi e cila theksoi se rritja e cilësisë së arsmit në Kamenicë është prioritet për Komunën dhe DKA-në.