DYLON

Thaçi: Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës

Thaçi: Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar demonstratat e studentëve të vitit 1981. Ai përmes një psotimi në facebook, ka kujtuar se si para 39 viteve shpërtheu demonstrata fillestare e studentëve të Universitetit të Kosovës, që hapi kapitullin e Pranverës 1981, me kërkesën themelore për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës.

Thaçi ka thënë se demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë.
“Për gjeneratat e studentëve të viteve 80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish Jugosllavisë komuniste”, ka thënë Presidenti Thaçi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.