Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi Serbia ua ka refuzuar vizitën në Luginës e Preshevës katër ministrave të Kosovës.
Ai në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se: “Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë. Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare”.
Më tej, Kamberi ka thënë se Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
“S’ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha: “Right Here, Right NOW””.
Ja postimi i tij i plotë:
S’ka moment tjetër për veprim.
“RIGHT HERE, RIGHT NOW”.
Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.
Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.
Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identitetit kombëtarë.
Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOW”