DYLON

PK: Dyshohet se vrasja e rëndë në Gllogjan është kryer me AK-47

PK: Dyshohet se vrasja e rëndë në Gllogjan është kryer me AK-47
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK) në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije për sulmin vrasës, mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër.

Sipas policisë, nga një i dyshuar i panjohur  është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) autobusi që ishte duke bartur udhëtarë (nxënës).

EkoHigjiena

Janë vrarë tre persona (drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës) dhe një tjetër(nxënës) është plagosur.

I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore. 

 Raporti i Policisë:

VRASJE  E RËNDË

Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58.  Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit,  viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.