Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë ka fajësuar përçarjen e faktorit politik shqiptar atje. Ai ka vlerësuar se në një ambient të tillë politik është vështirë të realizohen kërkesat legjitime të shqiptarëve.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Kamberi ka thënë se edhe në vitin që e lamë pas pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës ka mbetur e diskriminuar.
“Është fakt se fragmentizimi i skenës politike shqiptare në Luginë dhe antagonizmat që ekzistojnë në mes të partive politike po sjellin mosrealizim të kërkesave legjitime të shqiptarëve. Në një skenë të tillë politike, ku mundësia e ndërveprimit ka rënë gati në zero, është vështirë t’i koordinosh veprimet politike të përbashkëta”, ka thënë Kamberi…