Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi duke folur rreth transparences së pushtetit lokal thotë se nga moment i konstituimit të administratës komunale qëndrimi ka qenë se administrate komunale në në përgjithësi të jetë transparente ndaj qytetarëve, shkruan Titulli.com.
Sipas Kamberit pushteti lokal edhe sipas dispozitave ligjore është i obliguar të jetë transparent dhe të lejojë qasje çdo qytetari në dokumentet e rëndësisë publike.
“Këtë vit do të organizojmë edhe debate publike sa i përket aprovimit të buxhetit që përveç shfrytëzuesve të kemi edhe organizim të debateve edhe me qytetarë dhe të shohim edhe një feed back prej tyre se si janë pritur risit e financimit të subvencionimit të bujqësisë apo edhe të subvencionimit të bizneseve të vogla”, u shpreh Kamberi për Titulli.com.
Ai theksoi se se administrata që ai drejton nuk ka asgjë të fshehtë dhe se çdo qytetarë mund të ketë qasje qoftë pëmes web faqes zyrtare të komunës apo përmes kërkesave përsonale që do t’i dërgojnë me kërkesat e tyre në dokumetat që ata kërkojnë.
BURIMI: Titulli.com