Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj së bashku me bashkëpunëtorë dhe ambasadorin shqiptarë në Beograd po vazhdon takimet në Bujanoc gjatë vizitës së tij që nisi të mërkurën në Preshevë.
Ai u prit miqësisht sot në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit me të cilën biseduan për ecuritë e zhvillimit të vetëqeverisjes lokale dhe projekteve tjera me rëndësi për qytetarët e kësaj komuna, shkruan Titulli.com.
“Me Ministrin Cakaj në Bujanoc për të bashkërenduar dhe koordinuar veprimet tona konkrete lidhur me agjendat e përbashkëta për Luginën e Preshevës”, shkroi Kamberi.
Sipas tij prezenca e Shqipërisë në Luginë të Preshevës e domosdoshme dhe tejet e mirëpritur.
Ministri Cakaj do të qëndrojë për vizitë edhe në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë si dhe sipas agjendës do të vizitojë edhe familjen e liderit të ndjerë të LPD-së Jonuz Musliut.
BURIMI: Titulli.com