Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në intervistën dhënë Titulli.com duke folur për zgjedhjet e së dielës në Kosovë i ka uruar fitore të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurit.
Ai tha se është një përgjegjësi shumë e madhe pasi Kosova gjendet në një moment shumë të rëndësishëm duke parë se është edhe dialogu Kosovë – Serbi. Kamberi theksoi se presim se në dialogun Serbi – Kosovë të jetë edhe Lugina e Preshevës.
Kamberi ndër të tjera deklaroi se Kurti është për reciprocitet mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Së pari do të doja t’ia uroja fitoren zotit Albin Kurtit dhe është produkt i një përkushtimi të vazhdueshëm që ai personalitet dhe vetëvendosja e kanë bërë luftën politike në Kosovë. Është një përgjegjësi në një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën, një përgjegjësi shumë e madhe sepse Kosova po përballet me shume sfida. Në radhë të parë me bisedimet që duhet të nisin me Serbinë, me problemet e shumta në arenën ndërkombëtare me procesin e ç’ njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Kështu që është një punë shumë e vështirë që e pret kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, thotë ndër tjerash, Kamberi…
Për më tepër shih:. BURIMI: Titulli.com