Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka marrë pjesë në takimin e palëve të interesuara për funksionimin e Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc.
Ky takim është mbajtur në selinë e OSBE-së në Beograd dhe njëkohësishtë Kamberi ka zhvilluar bisedë edhe me me Ambasadorin e OSBE-së në Serbi Andrea Orizzio.
“Po vazhdon bashkëpunimi i mirë dhe konstruktiv me OSBE-në për zgjidhjen e problemeve në Luginë të Preshevës”, është shprehur Shaip Kamberi.
BURIMI: Titulli.com