/2L ONLINE/ – Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra, Kushtirm Kadriu, së bashku me Koordinatorin e ZPMB-së, Flamur Junuzi, u takuan me Kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi. Pjesë e takimit ishin edhe deputeti i popullit z.Fatmir Hasani si dhe përfaqësuesi i malësisë së Bujanocit Arsim Krasniqi dhe anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vatra Emrush Tahiri.
Në këtë takim u diskutuan procesi i rrugës ‘Muhoc-Zarbincë’ si dhe problemet me dokumente identifikimi dhe pasivizimi i vendbanimeve të qytetarëve të malësisë së Bujanocit. Kryetari Kamberi njoftoi Kryetarin e Lëvizjes Vatra për procesin që është duke u zhvilluar në projektin e rrugës, njëherit e njoftojë edhe me masat që i ka ndërmarrë komuna për ta kthyer të drejtën e pronës dhe shtetësisë tek qytetarët e malësisë së Bujanocit.
Kryetari i Lëvizjes Vatra falënderoi Kryetarin e Komunës së Bujanocit dhe Deputetin e Popullit Fatmir Hasanin për angazhimin, seriozitetin dhe punën e palodhshme që janë duke e treguar me qytetarët e malësisë së Bujanocit. Falënderuan Kryetarin e Komunës për intervenimin emergjent në Malësinë e Bujanocit duke hapur rrugët nga dëbora me një intervenim të shpejtë dhe të suksesshëm.
Takimi u përmbyll duke falënderuar z.Shaip Kamberin që asnjëherë nuk e harron malësinë e Bujanocit dhe qytetarët e saj, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vatra. /2L ONLINE/