(2L ONLINE) – Përfaqësuesit e Institucioneve Komunale të Vitisë, kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp ku me theks të veçantë është biseduar rreth çështjeve të cilat lidhën me Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Gjithashtu gjatë kësaj konference gazetarët janë njoftuar se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve është marrë një vendim që zëdhënëse e kësaj qeverisë komunale të jetë Kaltrina Sylejmani.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili edhe njëherit ka udhëhequr këtë takim i njoftoj gazetarët se qëllimi i kësaj konference është që ata dhe opinioni i gjerë të njihen me punën e institucioneve komunale të Vitisë në aspektin e Shëndetësisë por i njoftoj gazetarët edhe lidhur me vendimin të cilën e kanë marrë ata për caktimin e Kaltrina Sylejmanit si zëdhënëse e kësaj qeverie.
“Para se të bëhet një përshkrim i detajuar lidhur me punën e bërë dhe që po vazhdon në Drejtorinë e Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po e bëjë edhe një njoftim se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Drejtorëve, Kryetari i Komunës ka vendosur së bashku me qeverinë komunale që të këtë një përfaqësues të qeverisë komunale e cila do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me juve apo roli i saj përveç se do të jetë si drejtoresh e DKRS-së do ta këtë edhe rolin e kontaktimit dhe bashkëpunimit me media pra do të jetë zëdhënëse e kësaj qeverie” u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Ndërkaq Kaltrina Sylejmani, Zëdhënëse e Qeverisë Komunale në Viti u zotua se këtë detyrë do ta kryej denjësisht duke shtuar se kjo komunë nuk do të bëjë censurim dhe nuk do të këtë mungesë të bashkëpunimit me mediat.
Ndërkaq Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu pasqyroj disa nga punët që janë bërë nga kjo drejtori dhe punët të cilat janë duke u zhvilluar si në renovimin e QKMF-së në Viti dhe ndërtimin e parkut të saj si dhe disa projekte të tjera të cilat i cilësoj si shumë të rëndësishme në krijimin e kushteve më të mira të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
“Projekt kapital tjetër është që ka filluar ndërtimi i objektit të ambulancës në Pozheran ku dihet se objekti i tanishëm në Pozheran nuk janë kushtet e mira. Por me këtë projekt banorëve të Pozheranit dhe të rrethinës do të ju ofrohen kushte më të mira të shërbimeve shëndetësore” u shpreh Aliu.
Ndërkaq ai nuk la pa përmendur edhe ndihmën e mërgimtarëve Vitias në aspektin e Shëndetësisë e ndër tjerash përmendi edhe donacionin nga organizata F.A.I.D e cila ka ardhur pas lotimit të një bashkëvendësi tonë që jeton në Zvicër . Pas këtyre prononcimeve gazetarët parashtruan pyetjet të cilat kryesisht kishin të bëjnë me shëndetësinë dhe mirëqenien sociale. /2L ONLINE/