Ekspertët kanë treguar se ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit apo gripit është e lidhur fort edhe me llojin e ushqimit që e konsumoni. Njerëzit që kanë imunitetet të dobët duhet të kujdesen, qe të hanë shumë fruta dhe perime.
Për më tepër këshillohet pirja e 2-3 litrave ujë në ditë.
Sheqeri- ngrënia e tepërt e sheqerit nuk e nxit vetëm shtimin në peshë, por edhe e paralizon funksionimin normal të leukociteve.
Rënia në peshë- nëse jeni me mbipeshë, atëherë ju jeni të rrezikuar nga shumë sëmundje duke përfshirë këtu edhe gripet dhe ftohjet.
Mungesa e gjumit- nëse sëmureni më shumë se tre herë në vit, atëherë rezistenca dhe sistemi imunitar i trupit nuk është në rregull. Gjumi është një faktor tjetër, që ndikon në përkeqësimin e këtyre simptomave.
Disa nga ushqimet më të mira, të cilat përmirësojnë imunitetin janë: kosi, tërshëra, drithërat dhe produktet e detit. Gjithashtu edhe supa, mishi i pulës apo frutat me vitaminë C janë të domosdoshme.