(2L ONLINE) – Ankuesi shtetas i Kosovës raporton Policinë në stacionin policor në Gjilan se derisa ishte duke qëndruar në shtëpi me familjen e tij, në fshatin Kufcë e Ulët të Gjilanit kishte dëgjuar disa krisma dhe kur ka kontrolluar shtëpinë për të parë se çka ka ndodhur, në njërën nga dritaret e dhomës ka vërejtur dy vrima në xham, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga predha e armës së zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani ka bërë të ditur se pas marrjes së informatave në rrugë operative , Njësiti i NJHK-së, me asistencën e Njësitit Reagues e me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës fqinjë i viktimës, ku është gjetur një pushkë gjuetie, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e lartcekur, e për të cilën i i dyshimti nuk posedon leje.
“Motivet e shkrepjes së armës besohet të jenë se i dyshuari kishte tentuar që ti vras disa qenë endacak. Pushka është e prodhimit turk, me dy gëzhoja të kalibrit.12 mm, të cilat nga Forenzika janë konfiskuar. Me vendim të Prokurorit PTH-DKR, ndaj të dyshuarit ngritët kallëzim penal, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, duke shtuar edhe veprën penale “Armëmbajtje pa leje”thotë zëdhënësi Hashani .
Rasti procedohet në Gjykatë në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/