/2L ONLINE/ – Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi vlerëson se fajtoret për fryrjen e numrit të veteranëve të luftës janë komandantet. Prandaj, sipas tij, për të shmangur problemet me veteranët dhe buxhetin, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, me një vendim duhet t’i largojë nga lista e veteranëve kuadrin komandues nga niveli i shtabit të përgjithshëm, brigadave dhe batalioneve.
“Në fakt për këto nivele komanduese Kuvendi i Kosovës duhet të miratoi një ligj i cili lejon krijimin e një gjykate ushtarake e cila do t’i gjykonte kushtet dhe rrethanat në të cilat janë realizuar të ashtuquajturat “tërheqjet taktike””, ka thënë Kajtazi. /2L ONLINE/