Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, ka kërkuar forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës, duke e ndihmuar në pranimin në mekanizmat ndërkombëtar, si në Bashkimin Evropian, NATO dhe UNESCO. Këtë kërkesë ajo e bëri në fjalimin e saj në Berlin, në Konferencën e Bordit Gjeneral të Gruas, të Partive Popullore Evropiane.
Në këtë konferencë ndërkombëtare, po debatohen tema të ndryshme me interes ndërkombëtar, si “Rritja e Partive ekstremiste nëpër botë, shqetësim për demokracinë”, “Sa po ndikojnë mediat sociale në rritjen e popullizmit”, dhe “Influenca ruse në Ballkan”.
Në fjalimin e saj, znj Kajtazi ka theksuar se kërkesa e saj për shtetin më të ri, të Republikës së Kosovës, është për të shmangur influencën ruse në Ballkan.
“Kërkoj shmangien e influencën ruse te shfrytëzuar nga Serbia, për destabilizimin e rajonit dhe kundër vlerave të Bashkimit Evropian”, ka thënë znj. Kajtazi, raporton Kosova.Info.
Kurse sa i përket liberalizimit të vizave për qytetaret e Kosovës, zni. Kajtazi ka veçuar se vonesat e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën ka koston e vet.
“Trysnia në këto vende humb shpresën tek qytetarët e saj, të cilët kërkojnë fatet jashtë vendeve të tyre, duke devijuar probleme tjera”, ka thëne znj. Kajtazi në këtë konferencë.
Përndryshe. Ish-eurodeputetja Doris Pack, është udhëheqëse e Gruas së Partive Popullore Evropiane.
Në këtë konference ndërkombëtare po marrin pjesë 31 shtete të Evropës, anëtare të EPP-së, ku në mesin e tyre anëtare është edhe Kosova, përkatësisht subjekti politik, Lidhja Demokratike e Kosovës.
http://www.kosova.info/lirije-kajtazi-kosova-te-pranohet-ne-mekanizmat-nderkombetar/