Bajram Hasani, ish kreu i Nismës në Gjilan, që ditë më parë, u largua nga ky subjekt politik, ka bërë me dije se nga Nisma Socialdemokrate, janë larguar edhe dy bashkëpunëtorët e tij të deridjeshëm në këtë subjekt, Sherif Fejzullahu dhe Burhan Arifi.
Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Hasani ka bërë me dije se e ka pirë kafen e mëngjesit me Fejzullahun e Arifin, të cilët i kanë treguar se edhe ata janë larguar nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate duke dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë subjekt.
Ja postimi i plotë:
Kafen e mëngjesit sot e piva bashkë me kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Republikën e Kosovës, Sherif Fejzullahu dhe specialistin e stomatologjisë, Burhan Arifi.
Dy burra fisnik me të cilët punuam në shtrirjen e NISMA Socialdemokrate në Gjilan. Më treguan se edhe këta nuk mund të qëndrojnë në parti pas meje. Nuk e kam menduar që gjatë punës kam bërë miqësi kaq të forta, që me ndjekin pas.
P.S: Sherif Fejzullahu ka qenë deri sot anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, anëtar i Kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen ‘Dardania’ kurse Burhan Arifi, anëtar i kryesisë dhe kryetari i nëndegës në lagjen “Kamnik”