Mbi tavolinë për bashkëpunim, nën tavolinë për t’ngulme!!!

Mbi tavolinë për bashkëpunim, nën tavolinë për t’ngulme!!!

Shkuarja eventuale e vendit ne zgjedhje të parakohshme, nuk përbën problem për partitë politike, pavarësisht se disa prej tyre ia kanë frikën atyre (zgjedhjeve). Problemi i vetëm në këtë vend është se partitë në Kosovë, sidomos opozita e sotme, udhëhiqet nga një kastë politike që janë të prirë me ia ngulë tjetrin.

Shkruan: Ardian Azemi

Nuk bëhet fjalë për parime tek këta, e mos të flasim për ide që ia përmirësojnë jetën qytetarit. Me një fjalë, opozita e sotme në Kosovë nuk është as alternativë e as shpresë për popullin.

Zgjedhjet e parakohshme prodhojnë pushtet të përkohshëm, sepse kësisoj krijohen presedane të rrezikshme për të ardhmen. Nga shpallja e Kosovës shtet, kemi disa palë zgjedhje të parakohshme, disa me arsyeje, e disa pa arsyeje. Zgjedhje të parakohshme organizohen kur pushteti paralizon jetën e qytetarit dhe i zë frymën vendit, jo për shkak se opozita nuk arrin të adaptohet me vendin të cilin ia përcakton qytetari në zgjedhje. Nëse vendi tani shkon në zgjedhje, kush mund të garanton se pas dy viteve opozita e re, kushdo qoftë ajo, nuk ka me kërkua zgjedhje të parakohshme sërish?!

Është e rrezikshme kjo formë e përpjekjes për marrjen e pushtetit. Demokracia ka rregullat e lojës, nuk nënkupton se mundemi të sillemi si të duam. Dy vite nga zgjedhjet parlamentare, nuk ka kalua një ditë pa u bërë thirrje për rrëzim të qeverisë, për zgjedhje të reja. Asnjëherë nuk është veprua. Nëse këta deputetë ia duan të mirën vendit, pse nuk e kanë rrëzua këtë qeveri më herët?!

Jo, këta kryekëput i duan të mirat për vete, privilegjet që ia mundëson të qenit deputet i Kuvendit të Republikës. Nuk kanë veprua deri tani sepse pa kalua gjysma e mandatit, nuk i llogaritet mandat i deputetit, do me thënë kanë pritë deri tani sepse nuk duan ta dëmtojnë vetveten, xhepin e tyre.

Këta nuk mendojnë për qytetarin, mendojnë për të ardhmen e tyre personale. Kanë marrë mëditje të majme, nuk kanë krye punë për të cilën ia ka dhënë besimin populli. Janë nënshkrua për mëditje, ndërsa shumicën e seancave plenare nuk ka pas kuorum.

Të gjithë ne i shohim takimet mes liderëve opozitarë për të diskutuar për rrëzimin e qeverisë, ndërsa problem më i madh se sa rrëzimi i qeverisë mbeten pazaret politike. Çka pas zgjedhjeve?! Kush ku, dhe sa pushtet?! Domethënë, mirëqenia e qytetarëve nuk është fare temë diskutimi. I kemi dëgjuar duke akuzuar pushtetin për bllokimin e dialogut me Serbinë.

Imagjinoni, akuzojnë se kjo qeveri e ka bllokuar dialogun gjithnjë duke aluduar në vendosjen e tarifës ndaj produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake, e sidomos atyre serbe. Domethënë, për disa parti opozitare, më shumë paraqet problem që dialogu ka stagnua, sesa sovraniteti dhe autoriteti i shtetit të Kosovës.

Zgjedhjet e parakohshme më së shumti i konvenojnë PDK-së, LDK-së dhe Vetëvendosjes, por jo edhe popullit. E them këtë për arsyeje se, pavarësisht bashkëpunimit opozitarë ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, kjo e fundit lehtësisht bënë koalicion me PDK-në, sepse i lidhë shumëçka e nuk i ndan asgjë.

Vetëvendosje mund t’i gëzohet zgjedhjeve të parakohshme për faktin se ia largon për disa vite pushtetin vetvetes, ngase as afërsisht nuk është e përgatitur për të qeverisë me vendin, dhe fort për shtati i shkojnë zgjedhjet e reja.

E di që merrem subjektiv, mirëpo Haradinaj kryeministër, ka arrit t’i ndal shumë procese të rrezikshme për vendin. A ka gabime, sigurisht që ka. A është faktorizua Kosova në botë, padyshim që po. A ekziston lider tjetër përveç Haradinajt që ia prishë matematikat Hashim Thaçit e Isa Mustafës, sigurisht që nuk ka. Pse Haradinaj është pengesë për këta dy, i gjithë populli e di këtë.

Pra, pa Haradinajn kryeministër, edhe pse ka gabime, Kosova nuk ka me pas mundësi me bë një hap përpara, as në rrafshin e brendshëm e as në rrafshin e jashtëm. Pa Haradinajn kryeministër, Kosova ka me e marrë liberalizimin, ka me u anëtarësua ne Interpol, ndoshta edhe në OKB, mirëpo me një Republikë Serbe brenda Republikës sonë, ose me tkurrje të territorit të vendit.

Deshëm ose jo ta pranojmë, Ramush Haradinaj është i vetmi lider shtetëror që ka arrit me i devijua përpjekjet për gjymtim të Kosovës dhe bosnjëzimin e saj.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE