Në rrjete gjenden informacione të ndryshme dhe kontradiktore lidhur me rolin e kafesë në nivelin e sheqerit në gjak. Sipas studimeve, pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, mund të ketë ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.
Ekspertët shëndetësore, shpjegojnë se disa prej substancave të ndryshme të kafesë mund të kenë efekt të mira në shëndetin e një diabetiku, ndërsa disa përbërës të tjerë mund të kenë ndikime negative.
Sipas të dhënave, sa më i lartë konsumimi i kafesë aq më e ulët bëhet ndjeshmëria ndaj insulinës.
Disa shkencëtarë mendojnë se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Në mungesë të kafeinës, kjo lloj kafeje ofron vlera pozitive për shëndetin e një personi me diabet.
Kafeja e filtruar është një opsion tjetër që mund ta ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2. Sipas studiuesve, personat që e konsumojnë rregullisht kafenë e filtruar janë 60% më pak të rrezikuar nga diabeti. Ndikimi shëndetësor i kafesë në organizëm nuk varet vetëm nga filtrimi por edhe nga përpunimi i kokrrave të kafesë.