Gjilani, Kosova dhe qytetarët e saj për herë të parë kanë mundësi të votojnë koalicionin më të guximshëm, i cili është në gjendje që të marrë vendimet më të mëdha për vendit deri më tani, pas lirisë së Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë.
Jemi të vendosur që përpos angazhimit për zhvillim ekonomik dhe hapjes së vendeve të punës, përpos, garantimit të shkollimit cilësor, shëndetësisë cilësore, garantimit të sigurisë përmes organeve të mbrojtjes dhe forcave të rendit, përmes shtetit ligjor, përmes kujdesit social ta ndryshojmë Kosovën.
Angazhimi i këtij koalicioni është që politikat të jenë njëzëri edhe me qytetarët për çështjet madhore të vendit. Ne ndryshimin tjetër së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar, me ambasadat e huaja në vend, do të punojmë që integrimi i Kosovës të ketë një kalendar të qartë, ndërsa qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin pa viza në kohën më të shkurtër të mundshme.
Votoni koalicionin e guximshëm PDK, AAK, NISMA… për zhvillim të vendit,
votoni Rexhep Kadriun me numër 82.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017
https://www.facebook.com/RexhepKadriu.rks/videos/1090744624390321/