Rexhep Kadriu, zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka shkruar në profilin e tij në facebook se në vazhdën e organizimeve shtetërore të Republikës së Kosovës, edhe sot bashkë me një pjesë të stafit të kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), si dhe ekipet e MIT-it dhe UBT-së, po bashkëpunojnë me autoritetet e shtetit shqiptar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësia e 26 nëntorit., transmeton 2LONLINE.com
***
Qeveria e Republikës së Kosovës e përkushtuar për t’i dal në ndihmë Shqipërisë pas fatkeqësisë natyrore që për pasoj kishte dhjetëra jetë të humbura e qindra miliona dëme materiale.
Në vazhdën e organizimeve shtetërore të Republikës së Kosovës, edhe sot bashkë me një pjesë të stafit të kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), si dhe ekipet e MIT-it dhe UBT-së, po bashkëpunojmë me autoritetet e shtetit shqiptar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësia e 26 nëntorit.
Me gjithë kapacitetet tona si shtet, me profesionistët tanë, do të mundohemi që ta kryejmë punën tonë në mënyrën më profesionale të mundshme në këtë proces dhe të dalim bashkë me rezultate sa më shpejtë. Në këto rrethana, rëndësi ka që njerëzit të jenë të sigurt. Nuk është proces i lehtë, porse është i mundur të kryhet mirë dhe profesionalisht.
Rexha