/2L ONLINE/ – Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan tha se ky subjekt politik po hynë sigurt në skenën politike duke ofruar një ofertë serioze rreth vetes me kuadro të dëshmuara, ekspert të të gjitha lëmive. ”Vatra” po rritet shpejtë, e po e fuqizon rolin e saj në politikën lokale në Gjilan.
Sipas tij, Lëvizja Qytetare “Vatra” është subjekt stabil dhe për pak kohë ka arritur të anëtarësojë mbi 160 anëtarë të rinj vetëm në Gjilan.
Kadriu tha se vërtetë ndjehemi krenarë dhe të lumtur që për dy muaj kemi arritur që me kryesinë dhe të gjithë të tjerët t`i formojë 15 nëndegë, të mbajmë kuvendin zgjedhorë me 150 delegatë duke dal si subjekti mire i organizuar në mbajtjen e kuvendit zgjedhor.
Sipas tij, rreth Lëvizjes Qytetare “Vatra” çdo ditë po afrohen kuadro të mirëfillta dhe me perspektive në mbrojtjen e të drejtave të qytetarisë.
“Ne, tani më kemi përfunduar një platformë politike të kapshme për qytetarin e të realizueshme për qytetarët dhe jemi të gatshëm që kurdo që mbahen zgjedhjet të jemi pjesë e tyre dhe te jemi të fuqishëm. Ne jemi duke punuar dhe jemi të gatshëm që jo vetëm në nivel lokal të garojmë e të punojmë por edhe në nivel qendror pa asnjë dilemë pasi që “Vatra” tani është subjekt i organizuar dhe shumë kompakt për çfarëdo situate”, ka thënë Kadriu.
Ai tha se kanë bërë një reformë të thellë në Lëvizje, reformë e cila tani po jep frytet e saja duke kthyer seriozitetin dhe besimin tek qytetarët. “Këtë besim do ta kthejmë në punë pas zgjedhjeve për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizja Qytetare ”Vatra”. /2L ONLINE/