Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka shkruar në profilin e tij se rekomandimi pozitiv për vizat, përbën lajmin më të mirë për Kosovën.
“Në fakt, ka shumë vite që Kosova dhe qytetarët e saj që nuk kanë marrë lajm më të mirë se ky. Duhet ta kuptojmë një gjë, ky është hapi kryesor, por jo fundi i çdo gjëje. Rekomandimi pozitiv dëshmon se Kosova i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë, ndërsa tani gjithçka varet nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Kadriu.
Ja postimi i plotë i Kadriut:
Rekomandimi pozitiv për vizat, përbën lajmin më të mirë për Kosovën. Në fakt, ka shumë vite që Kosova dhe qytetarët e saj që nuk kanë marrë lajm më të mirë se ky. Duhet ta kuptojmë një gjë, ky është hapi kryesor, por jo fundi i çdo gjëje. Rekomandimi pozitiv dëshmon se Kosova i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë, ndërsa tani gjithçka varet nga Bashkimi Evropian.
Kur marrim të tilla lajme, zakonisht kemi luftë për përvetësimin e meritave. Kaluan dhjetë vite nga shpallja e pavarësisë, dhe asnjëherë BE nuk e ka vlerësuar të mjaftueshme punën e institucioneve të Kosovës. Tani kemi një dinamikë të re, respektivisht një shkollë të re qeverisëse e cila merr vendime dhe kryen punë. Meritën më të madhe e kanë qytetarët, të cilët me durimin e tyre karshi një të padrejte të madhe, dëshmuan se jemi tamam evropian.
Na presin shumë punë dhe procese tjera për Kosovën, zhvillimin e saj ekonomik, në drejtësi, arsim, kulturë, në gjenerimin e vendeve të reja të punës, dhe rrugën e saj integruese.
Urime!
RK