DYLON

Haradinaj: Rekomandimi i Komisionit Evropian për lëvizje të lirë është pozitiv

Haradinaj: Rekomandimi i Komisionit Evropian për lëvizje të lirë është pozitiv
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në Bruksel, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në facebook, se Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!

Ja postimi i tij i plotë:

Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane!

EkoHigjiena

Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata evropianë.

Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, përgjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së.
Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Evropian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza.

Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Evropian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.
RH

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.