Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës ka shkruar në profilin e tij në facebook, Në saje të përgjegjësive të dala nga Forumi Konsultativ Qeveri-Komuna, në kuadrin e takimeve koordinuese i udhëhequr nga koordinatori Besnik Tahiri,sot takuam përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, të kryesuar nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtoret e Komunës së Gjilanit.
“Hapësira për varreza të qytetit, rruga qarkore, objektet publike që janë nën menaxhimin e AKP-së, shëndetësia, mjetet për lumin Mirusha, infrastruktura për fshatin Zhegër, objekti i Policisë, dhe Shkolla e Arteve Pamore, ishin tema kryesore për te cilat diskutuam”, ka shkruar Kadriu.
Ja postimi i plotë i tij:
Në saje të përgjegjësive të dala nga Forumi Konsultativ Qeveri-Komuna, në kuadrin e takimeve koordinuese i udhëhequr nga koordinatori Besnik Tahiri,sot takuam përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, të kryesuar nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtoret e KK-Gjilan-it.
Hapësira për varreza të qytetit, rruga qarkore, objektet publike që janë nën menaxhimin e AKP-së, shëndetësia, mjetet për lumin Mirusha, infrastruktura për fshatin Zhegër, objekti i Policisë, dhe Shkolla e Arteve Pamore, ishin tema kryesore për te cilat diskutuam.
Do të kemi një zgjidhje të shpejtë për çështjen e varrezave të qytetit. Rruga qarkore do të konsiderohet rrugë regjionale dhe si e tillë është kërkuar të jetë përgjegjësi e qeverisë për shpronësim. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Infrastrukturës, shpronësimi i tokës do ti kushtoj buxhetit të shtetit 4.2 milion Euro, por kjo mund te shkoj deri ne 10 milion. Vlerësimin e saktë e bënë Ministria e Financave, ndërsa adresimi bëhet nga MI brenda dhjetë ditëve.
Gjithashtu u kërkua që objektet publike që janë nën AKP-në të kthehen ne zona publike të cilat mund ti përdor komuna. Shqyrtimi i mjeteve të zotuara për Lumin Mirusha, ndërtimi i objektit të stacionit të Policisë, shtimi i pozitave në administratën e Komunës, sidomos në prokurim, shkolla e Arteve Pamore, janë çështje tanimë të ngritura dhe do të marrin epilog brenda një kohe të shkurtë.
Mbetemi të vendosur që si qeveri të prodhojmë zgjidhje për komunat, duke ofruar zgjidhje të shpejta ligjore por edhe duke mos zvarritë çështjet procedurale. Komunat do të kenë mbështetje direkte nga qeveria, gjegjësisht ministritë përkatëse.
RK