DYLON

Ekspozojnë prodhimet e tyre, fermerët përfitues të fondeve gjermane

Ekspozojnë prodhimet e tyre, fermerët përfitues të fondeve gjermane
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Gjilanit sot në sheshin qendror është organizuar tregu i hapur i prodhimeve vendore, pas realizimit të suksesshëm të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, që është financuar nga qeveria Gjermane dhe është mbështetur nga ministria e punës e Komuna e Gjilanit, e implementuar nga organizata “Help”.

Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, ka thënë se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar të jetë vazhdimisht në krah të prodhuesve dhe ndërmarrësve, e veçanërisht femrave në biznes.

Ajo ka potencuar se përmes këtij projekti kanë përfituar 52 aplikues të Gjilanit nga fusha të ndryshme që nga agrobiznesi e prodhimi, deri në tekstil dhe teknologjia.

EkoHigjiena

Tahiri ka siguruar ndërmarrëset femra se do të jetë vazhdimisht në krahun e tyre, që zhvillimi i tyre dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të krijuara të ecën mirë dhe të jenë gjatë të ardhmes një potencial për punësim të të rinjëve të Gjilanit.

Tregu i hapur është aktivitet një ditor që ka për qëllim të ofrojë mundësinë për klientët përfitues të granteve të “Help” ti ekspozojnë ato, promovojnë punën e tyre dhe shesin produktet në hapësirën e Gjilanit, që është përkrahur edhe nga Komuna e Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.