Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka shkruar në profilin e tij, se kompanitë po vazhdojnë t’i pastrojnë rrugët nacionale dhe autostradat dhe se të gjitha rrugët janë të kalueshme, por për shkak të reshjeve të dendura dhe të pandërprera të borës, qarkullimi nuk është edhe pa vështirësi.
Ja postimi i tij i plotë:
Kompanitë po vazhdojnë t’i pastrojnë rrugët nacionale dhe autostradat. Të gjitha rrugët janë të kalueshme por për shkak të reshjeve të dendura dhe të pandërprera të borës, qarkullimi nuk është edhe pa vështirësi.
Apelojmë tek qytetarët t’i reduktojnë lëvizjet e panevojshme në komunikacion, ndërsa drejtuesit e mjeteve motorike t’i kenë pajisjet me vete. Po bëjmë përpjekje të vazhdueshme të mos ballafaqohemi me bllokime rrugësh, dhe për çdo gjë do t’iu informojmë me kohë.
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministri Lekaj, zëvendësministrat, këshilltarët e të tjerë nga stafi, janë në terren dhe po përcjellin vazhdimisht punën e kompanive dhe identifikimin e atyre rrugëve që kanë nevojë urgjente për intervenim.
R.K