(2L ONLINE) – Urbanizmit, Valon Shefkiun dhe atë të prokurimit Sali Kqikun, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në lumin e fshatit Cërrnicë, për largimin e mbeturinave dhe kthimin në gjendjen paraprake, pasi që ka edhe uzurpime.
Me këtë rast nënkryetari Kadriu, ka thënë se të gjithë lumenjtë e Komunës së Gjilanit do të pastrohen, do të eliminohen uzurpimet dhe do të kthehen në gjendjen e mëparshme.
“Kemi nisur pastrimin e lumit në fshatin Cërrnicë dhe kështu do të vazhdojmë edhe me të gjithë lumenjtë e tjerë. Kemi nisur pastrimin e lumit nga mbeturinat e ndryshme që janë hedhur prej kohësh në lumenj, do t’i largojmë uzurpimet të cilat kanë ndikuar në ngushtimin e lumit dhe pas reshjeve edhe daljen nga shtrati, që shpeshherë po shkaktojnë edhe vërshime nëpër tokat bujqësore dhe nëpër shtëpi të ndryshme përgjatë lumenjve”, ka thënë ndër të tjerash Kadriu.
Ai bëri të ditur se do të vazhdohet edhe me të gjithë lumenjtë tjerë të cilët janë në gjendjen e njëjtë, sepse është interes i të gjithëve që rrjedha e lumit të jetë e lirë dhe të mos shkaktoj probleme me rastin e reshjeve të shiut. /2L ONLINE/