Përderisa të tjerët vazhdojnë me mashtrime e premtime të parealizueshme në Gjilan në kuadër të fushatës elektorale, kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu nuk ia lëshon zyrën kryeministrit Haradinaj me kërkesa për Anamoravën.
Sot takova kryeministrin Haradinaj të cilit ia parashtrova një varg kërkesash për Anamoravën në përgjithësi, dhe Gjilanin në veqanti. “I dorëzova kryeministrit Haradinaj kërkesën për kapërderdhësen e pendës së Përlepnicës, për të cilën Haradinaj u zotua se kjo kërkesë do të shqyrtohet me urgjencë në qeveri”, deklaroi Rexhep Kadriu.
Ndryshe, asnjë qeveri e kaluar nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje, përkundër këkresave të parreshtura.
Sponsorizuar nga AAK