/2L ONLINE/ – Në orët e paradites së të shtunës pjesëtarët e Xhandarmërisë së Republikës së Serbisë kishin hequr pllakën memoriale me formën e kryqit dhe hartën e Serbisë mbi fshatin shqiptar të Komunës së Bujanocit, Lluçanin. Kësaj iu është gëzuar edhe Kushtirm Kadriu anëtar i kryesisë së Lëvizjes Qytetare Vatra, i cili ka rikujtuar se ishte pikërisht Lëvizja “Vatra” e para qe arriti të sigurojë fotografitë e Lapidarit te xhandarëve serb të vrarë në Kosovën Lindore, i cili memorial u vendos në fshatin shqiptare të Lluçanit në Bujanoc, ku këto foto i beri publike për opinionin e gjerë, për t’u kundërshtuar kjo pllakë nga banorët e këtij vendbanimi, përderisa edhe spektri politik shqiptar kishte kërkuar heqjen e saj.
“Me kënaqeshin më të madhe mora lajmin e heqjes së këtij monumenti përkujtues për kriminelet serb që kryen krime në Kosovën Lindore, e fatkeqësisht i vendosen memorial në vendin ku këta kriminel kryen krime ndaj popullatës vendëse”, ka thënë Kadriu.
Ai shtoi se ky gjest i heqjes së këtij lapidari nga toka shqiptare e Bujanocit i kujton kohën kur nga Kosova largoheshin kokë ulur forcat serbe. “Gjithashtu vlen të theksohet se kjo gjë dëshmon mjaftë mirë se ditët e mbara për Luginasit po vijnë e forcat serbe po përgatiten për një tërheqje të madhe nga Lugina sepse tokai shqiptare nuk duron çizmen e ushtarit të huaj dhe ditët e çlirimit te Kosovës Lindore shpejtë do të vijnë:, ka thënë Kushtrim Kadriu anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Qytetare “Vatra”. /2L ONLINE/